Një aksident tjetër ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Vlorë, ku një makinë në të cilin udhëtonin tre persona, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një çift të moshuarish, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Policia
Sot, rreth orës 16: 17, në autostradë Fier-Vlorë, shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.