Jeta e bukur dhe tragjike e Suhade Cakranit (1920-1955), vajzës së familjes së madhe Cakrani, Kalorëses së Arteve të Bukura.
Suhadja ishte e bija e Hajredin Cakranit, nënshkruesit të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Ajo u diplomua në Firence të Italisë për Artet e Bukura, ndërsa vdiq në çmendinë në vitin 1955.
Ishte vetëm 35 vjeçe. Bashkë me të duket se janë zhdukur edhe mësimet e Arteve të Bukura.
A ka piktura të saj, shkrime? Jo, nuk dihet. As varri i saj nuk dihet.
Porta aristokrate, e lavdishme e familjes Cakrani duket se ka shkruar të gjithë historinë e Shqipërisë në shekullin e 20-të, madhështinë dhe luftën për pavarësinë dhe lirinë e atdheut, humanizmin e lartë dhe humbjen, persekutimin mizor të diktaturës komuniste, arratisjet nëpër botë, vrasjet, burgjet, internimet, përbuzja dhe çmenduria, harresa e qëllimshme… dhe… dhe ringjallja.
Aktet e dramës së kësaj familjeje janë akte të dramës shqiptare./marr nga Sofra fierake