Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËA DO TË JENË ZGJEDHJET E 14 MAJIT NË FIER SI ATO...

A DO TË JENË ZGJEDHJET E 14 MAJIT NË FIER SI ATO NË ELBASAN?!

ALB365 – Ngjarjet e fundit në Fier dhe në PS të këtij qyteti duket se janë një paralajmërim për zgjedhjet e 14 majit në këtë qark. Teksa afrohet 14 maji dita e zgjedhjeve për kryetar bashkie më shumë thellohen hendeku mes klaneve në këtë degë të Partisë Socialiste.

Kryesocialisti Edi Rama me vendosjen si drejtues politik Taulant Ballën duke e hequr nga qarku i Elbasanit dhe  e solli në Fier nisën dhe kontraditat e para mes socialistëve fierakë.

Baza nuk e do Taulant Ballën dhe këtë e treguan  ditën e sotme në të aguar kur “guerrilas” apo persona ende të pa identifikuar kane shkruar në muret e selisë të PS në Fier “ T Balla , s’jemi Elbasani ne”.

Ngjarja e orëve të para të ditës së sotme e kanë si zanafillë që me denoncimet publike të socialistit Petro Koçi për denoncime tenderash, por që ky, Koçi pra, kur u thirr nga SPAK, pohoi se  falenderoi organet përkatëse në luftën kundër krimit. Vetëm pak muaj më pas Petro Koçi largohet nga Fieri për të “kontribuar” në PS e Tiranës në zonën e Kombinatit.

Debate ka pasur në heshtje mes grupit të Petro Koçit  dhe grupit të Subashit. Burime brenda PS pohojnë se nuk kanë qënë dakortë me rikandidimin e Armando Subashit për mandatin e tretë në krye të bashkisë Fier. Pas zyrtarizimit që Balla i bëri kandidaturës së Subashit dhe të Majlinda Bufit në Rroskovec erdhi dhe reagimi i parë , parulla në selinë e PS në Fier kundër Ballës.

Nga ana tjetër në një kohë që Subashi pasqyron sukseset e qeverisjes tij në kto dy mandate në krye të bashkisë Fier dhe pretendon për të tretin, media  elektronike shkruajnë shkrime kundër tij, media që janë shumë pranë klanit të Petro Koçit.

Më pak se dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit, situata po tensionohet e jo mes pozitës dhe opozitës por brenda së njëjtës forcë politike dhe në raste të tilla mendja të shkonë tek zgjedhjet e fundit  dhe ngjarja në Elbasan. Balla ishte i ngarkuari i qarkut Elbasan, Rama e largoi e solli në Fier, por a e solli vetëm?!

Fierakët janë të qetë dhe dinë të bëjnë dallimet dhe ndarjet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME