Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin.
Ish-drejtori i doganës së Fierit të hënën e 20 marsit shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë.