Anglia ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 në Napoli, në duelin e parë për fushatë kualifikuese të Europianit.
Te Luanët ishin ndjeshëm më superiorë në 45 minutat e para. Declan Rice do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 13-të, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes italiane.
Më pas në minutën e 43-të, Di Lorenzo prek topin me dorë në zonë duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë Harry Kane do të realizonte, duke mposhtur portierin Donnarumma.
Në pjesën e dytë, Italia futet me një ritëm tjetër duke arritur që të rihapte ndeshjen. Në minutën e 56-të, Retegui do të shënonte në debutim pas një asisti që mori nga Pellegrini.
Të Kaltrit ndërkohë 10 minuta nga fundi i ndeshjes do të kishin një futbollist më shumë pas daljes me karton të kuq të Luke Shaw. Gjithsesi koha e mbetur do të ishte e pamjaftueshme për të ndryshuar diçka.
Portugalia fitoi 4-0 ndaj Lihtenshtejn, ku Cristiano Ronaldo do të shënonte dy gola, ndërkohë që Bernardo Silva dhe Cancelo do të realizonin dy golat e tjerë.