Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKualifikueset e “Euro 2024”/ Anglia mund Italinë, Portugalia fiton me poker

Kualifikueset e “Euro 2024”/ Anglia mund Italinë, Portugalia fiton me poker

Anglia ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 në Napoli, në duelin e parë për fushatë kualifikuese të Europianit.

Te Luanët ishin ndjeshëm më superiorë në 45 minutat e para. Declan Rice do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 13-të, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes italiane.

Më pas në minutën e 43-të, Di Lorenzo prek topin me dorë në zonë duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë Harry Kane do të realizonte, duke mposhtur portierin Donnarumma.

Në pjesën e dytë, Italia futet me një ritëm tjetër duke arritur që të rihapte ndeshjen. Në minutën e 56-të, Retegui do të shënonte në debutim pas një asisti që mori nga Pellegrini.

Të Kaltrit ndërkohë 10 minuta nga fundi i ndeshjes do të kishin një futbollist më shumë pas daljes me karton të kuq të Luke Shaw. Gjithsesi koha e mbetur do të ishte e pamjaftueshme për të ndryshuar diçka.

Portugalia fitoi 4-0 ndaj Lihtenshtejn, ku Cristiano Ronaldo do të shënonte dy gola, ndërkohë që Bernardo Silva dhe Cancelo do të realizonin dy golat e tjerë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME