Roma fitoi 2-0 ndaj një kundërshtari si Udinese. Ekipi i Mourinhos zhbllokoi ndeshjen pas 37 minutash lojë me Bove.
Vendasit dyfishuan shifrat me Pellegrinin sapo filloi pjesa e dytë, pas një asisti të Belottit. Në fund pati kohë edhe për Abraham.
Marash Kumbulla e nisi nga stoli këtë takim, tekniku i kryeqytetasve preferoi të bënte zgjedhje të tjera.
Roma konsolidon pozitat e saj në vendin e 3-të, teksa me 56 pikë të grumbulluara deri më tani Champions League është më afër.