Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEPërplasja në TikTok/ Noizy u kërcënua me jetë, arrestohet Cllevio

Përplasja në TikTok/ Noizy u kërcënua me jetë, arrestohet Cllevio

Policia e Rinasit ndaloi rreth orës 01.00 të së dielës reperin Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”. I riu është ndaluar sapo është kthyer nga Italia për shkak të një denoncimi të bërë nga një tjetër këngëtar, reperi Rigels Rajku i njohur si “Noizy”.

Ky i fundit ka bërë 3 ditë më parë një denoncim në policinë e Durrësit së bashku me babanë e tij se ndihej i kërcënuar me jetë. Shkak sipas tij ishin bërë disa deklarata që “Cllevio” kishte bërë në rrjetin social TikTok ku numëron mbi 70 mijë ndjekës.

“Do të vras, do të shkatërroj” – ishin disa nga deklaratat e bëra nga 37-vjeçari që sipas “Noizy” i kishin shkaktuar gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme.

Si nisi përplasja

Kjo “luftë” mes dy personazheve mjaft të njohur në rrjetet sociale vijon prej kohësh. Kleviol Ahmeti ka publikuar në vazhdimësi video ku përmend Rigels Rajkun dhe ka fyer anëtarë të grupit “OTR”. Kjo bëri që në mars të vitit 2021, Kleviol Ahmeti (Kllevio) të arrestohej. Ai kaloi 13 muaj në burg derisa u la i lirë në arrest shtëpie.

Gjatë kohës që ai ishte në burg, Noizy arriti të bëjë paqe më një armik të vjetër, Arkimed Lushajn, “Stresin”. Të dy lanë mënjanë grindjet shumë-vjeçare dhe i shtrinë dorën njëri – tjetrit publikisht në një koncert të organizuar në Sheshin “Nënë Tereza”. Pas daljes nga burgu të Kllevios, Stresi i kërkoi që të ndalte sulmet ndaj Noizy. Në fillim ai pranoi, por kjo nuk zgjati gjatë duke nisur ofendimet ndaj Noizy.

Në 6 qershor 2022, edhe pse duhet të vazhdonte të qëndronte në “arrest shtëpie”, Cllevio shkoi tek lokali i Noizy në zonën e Currilave në Durrës, sipas tij për t’u pajtuar. Megjithatë nuk pati pajtim pasi situata u agravua menjëherë. Noizy doli nga lokali i tij me 2 shoqërues dhe e goditi Cllevio-n i cili tentoi të largohej. Me publikimin e pamjeve policia procedoi penalisht Noyzin për dhunë si dhe babanë e tij për fyerje.

1681640808_1654593817pjimage3.jpg

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon…”, – shkroi Noizy në Instagram.

Ndërsa Cllevio pretendoi se goditjet i kishin shkaktuar mpiksje gjaku në kokë dhe akuzon Noizyn se do të bëhet vrasës.

“Pasoja fatale nëse nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokë. Do vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy. Do bëhesh vrasës”, – shkroi Cllevio. Për shkak të thyerjes së masës së arrestit, Cllevio u arrestua sërish.

Edhe “Stresi” u shfaq në krah të “Noizy” duke shkruar: “Nuk i shkohet kujt te shtëpia, me sha e me bo budallallëqe. Nuk është djalë i keq, por është i paparashikueshëm. Ka hëngër dajak, nuk ka asnjë gjë. Burrnia i ka të tjerat, jo të dal live”.

Dy ditë më pas, më 8 qershor në orën 04.00 të mëngjesit pati një shpërthim me lëndë eksplozive pranë lokalit të Noizy. Nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale si thyerja e xhamave.

Shpërthim tritoli në lokalin e Noizy, dy ditë më parë u përfshi në sherr – Opinion.al

Vetë Noizy, në dëshminë që dha para hetuesve, e lidhi ngjarjen me sherrin që ka me Cllevio, por policia nuk gjeti prova. Emra të tjerë të njohur të tyre kanë kërkuar që përplasjet të sheshoheshin, por duket se kjo nuk ka bërë efekt.

Kush është “Cllevio Serbiano”?

Kleviol Ahmeti ka lindur në vitin 1986 në qytetin e Lushnjës. Ai jetoi 11 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e grupit “The Bloody Alboz” ku mbante nofkën “Hudra AKA Problemi”. Pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi nofkën në “Cllevio Serbiano” e që në vitet e fundit u bë i njohur përmes rrjeteve sociale.

Në vitin 2014, Cllevio u arrestua nën akuzën “Trafikim droge” pasi ishte pjesë e grupit të të arrestuarve kur një avion “Piper” që drejtohej nga një italian u rrëzua në plazhin e Divjakës. Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020. Pas kryerjes së 6 viteve burg, ai filloi të publikonte projekte muzikore ndërsa u bë mjaft i njohur në rrjetet sociale, Instagram dhe më pas TikTiok.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME