Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDhëndri nga Kosova i vuri flakën shtëpisë së gruas në Llakatund

Dhëndri nga Kosova i vuri flakën shtëpisë së gruas në Llakatund

Një konflikt mes familjeve është bërë shkak i djegies së dy banesave në Llakatund të Vlorës.

Dhëndri nga Kosova, pas një sherri fizik me familjen e gruas, i ka vënë flakën shtëpisë me benzinë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një tjetër banesë që ndodhej pranë.

Shtëpia e Luftie Fanajt është djegur plotësisht por gjithashtu edhe ajo e fqinjit, Petrit Izetit. Në këtë të fundit, nuk ndodhej asnjë person brenda pasi ndodhen në Itali. Fqinjët kanë folur për mediat dhe kanë konfirmuar se ata kishin probleme për shkak se ish gruaja i kishte marrë djalin.

“Janë djegur komplet. Djali me çupën ishin brenda në banesë. Pastaj u përmend djali edhe e nxorri nga dritarja. I vuri zjarrin dhëndri nga Kosova. Ishin dy veta. Ishin zënë për punën e vajzës, sepse ajo iku nga ai dhe kishte inat se i mori djalin. I tha ‘ po nuk të përvëlova unë ty‘, tha një fqinje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME