Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËNë 61 bashki janë vendosur kukulla”, Meta ironizon Ramën: Çehrja e kryerilindasit...

Në 61 bashki janë vendosur kukulla”, Meta ironizon Ramën: Çehrja e kryerilindasit tregon rezultatin dramatik që do të marrë më 14 maj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka ndalur turin e tij elektoral në Paskuqan, së bashku me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për këtë bashki, Arjan Hoxha.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se mjafton të shohësh “çehren e kryerilindasit”, duke shigjetuar kështu Ramën, për të kuptuar sa dramatik do jetë rezultati i 14 majit për të. Ai tha se në 61 bashkitë e vendit janë vendosur 61 kukulla si kandidatë për 14 majin.

Duhet të krijojmë kushtet që të rinjtë të mos largohen nga familjet e tyre. Edhe 2 javë na ndajnë nga fitorja e jashtëzakonshme e 14 majit. Para pak ditësh ishim në jug dhe kishte një atmosferë të jashtëzakonshme. Është vërtetë një gjeografi fantastike e fitores tonë dhe mjafton të shohësh çehren e kryerilindasit për të kuptuar sa dramatik do jetë rezultati i 14 majit për të. I keni parë posterat e tij, në cilën bashki kandidon ky njeri? Çfarë pune ka kryeministri me kryetarin e bashkisë? Çfarë qenka kjo parti që nuk ka kandidatë por ka një fytyrë për 61 bashki. Ashtu është, sepse janë 61 kukulla, është Kipja këtu, Kipja në Durrës, Kipja në Tiranë, e kudo në vend.

A ka ndonjë njohje të re ndërkombëtare për Kosovën që kur ka ardhur Rama. Kush është i vetmi që ka hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush kryeministër shqiptar ka vendosur në dyshim kufijtë e Kosovës? Nuk janë të rastësishme këto. Gjithçka është e programuar. Në 14 maj i japim fund korrupsionit në nivel vendor. Këta janë mësuar që gjithë Shqipëria të punojë për 5 veta. Arroganca e këtyre dhe korrupsioni janë pa mbarim ndaj dhe ndëshkimi duhet të jetë i tillë. Edhe 2 javë, do fitojmë në mënyrën më bindëse në gjithë Shqipërinë dhe Arjan Hoxha do jetë ndër kryebashkiakët më të votuar në vend”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME