Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEvdar Kodheli, kandidati i PD për bashkinë Fier merr mbështetjen dhe problematikat...

Evdar Kodheli, kandidati i PD për bashkinë Fier merr mbështetjen dhe problematikat e banorëve të Ferrasit

Kandidati i opozitës Evdar Kodheli, vijon takimet elektorale në cdo zonë të bashkisë Fier për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Nē takimin e zhvilluar me banorët e fshatit Ferras , banorët i kanë përcjellë shqetësimet e shumta në infrastrukturën bujqësore, mungesën e tregjeve për prodhimet e tyre dhe harresën e investimeve që ka sjellë shpopullim të zonës. Kandidati Kodheli është zotuar para banorëve se pas 14 Majit shërbimet do t, iu rikthehen të gjitha njësive administrative që kanë pothuajse të njëjtat problematika , pa asnjë dallim , apo ngjyrim politik.

Ai shtoi se neglizhenca e pushtetit vendor ndër vite, është e pajustifikueshme , ndërsa theksoi se një prioritet kryesor për zonat rurale pas 14 Majit do të jetë transporti falas për nxënësit e shkollave , pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut, Luan Baci kërkoi nga banorët të ndëshkojnë me votë abuzuesit e taksave të tyre dhe këtë regjim që e ka kthyer cdo institucion në vasal të Edi Ramës duke vulosur pa pyetur askënd tarifa të papërballueshme për qytetarët.

Në vijim kandidati Kodheli u premtoi banorëve se programi i tij elektoral është njē alternativë ndryshe që do të sjellë ndryshim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME