Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLutfi Dervishi ironizon Ramën: Kur kërcen o ho ho, kur paguan o...

Lutfi Dervishi ironizon Ramën: Kur kërcen o ho ho, kur paguan o bo, bo

Analisti Lutfi Dervishi, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’ ka komentuar garën për fushatën elektorale të 14 majit.

Me tone ironizuese, Dervishi është ndalur tek organizimi i takimeve elektorale, përkatësisht të PS, ku shpesh kemi parë edhe kryeministrin Rama të kërcejë nën ritmet e muzikës

‘Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar të shumicës. Kërcejnë kandidatët për kryetar bashkie. Ç’është ky gaz e kjo hare? Çfarë ka ndodhur që kërcet lodra nga e hëna në të hënë? Mos vallë u zbulua burimi i shumëpritur i naftës në Shpirag dhe lamtumirë halle? Mos është gjetur thesari me flori i Ali Pashë Tepelenës?’, shkruan Dervishi.

Reagimi i plotë i Lutfi Dervishi:

Fushatë koreografike

Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar të shumicës. Kërcejnë kandidatët për kryetar bashkie. ç’është ky gaz e kjo hare? Çfarë ka ndodhur që kërcet lodra nga e hëna në të hënë?

Mos vallë u zbulua burimi i shumëpritur i naftës në Shpirag dhe lamtumirë halle?

Mos është gjetur thesari me flori i Ali Pashë Tepelenës?

Mos vallë 10 mijë indianë/sri lankas kanë shprehur dëshirën të punojnë gjatë sezonit turistik në Shqipëri dhe zgjidhëm hallin e largimit të fuqisë punëtore?

Mos kemi gjetur dhe kapur gjithë zullumqarët e incineratorëve?

Mos arritëm të kuptojmë se pse zhvlerësohet euro dhe dollari përballë lekut?

Mos është marrë vendimi që të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE?

Mos ka mbaruar lufta në Ukrainë? Se sikundër është turp që të protestosh kur bëhet luftë, turp duhet të jetë edhe t’ia marrësh valles kur pritet që lufta të futet në fazën finale ?

Pse nuk ka ditë që të mos kemi valle?

Njerëzit, që në kohërat e lashta, kanë kërcyer për të shprehur gëzimin dhe lumturinë. Kanë kërcyer në dasma, kanë kërcyer për t’u dëfryer, kanë kërcyer për të harruar hallet.

Pyetja është pse po kërcejmë në fushatë? Fushatat janë rasti për të qarë hallet dhe për t’u dhënë zgjidhje.

Mesa duket ose nuk ka asnjë hall për të zgjidhur në këtë vend, ose kemi gjetur zgjidhjen e halleve- vallen.

është rasti për të kujtuar thënien: kur kërcen o ho ho, kur paguan o bo bo.

Aheng ok. Por aheng falas ta harrojmë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME