Fier – Një aksident me pasojë plagosjen e një polici ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë në ngjitje të “Qafës së Koshovicës”.
Sipas burimeve të informacionit nga vendi i ngjarjes mësohet se një furgon tip Ford me drejtues shtetasin vlonjat Roland Sema po udhëtonte në drejtim të Vlorës, por do kthehej ne një pikë tregtare.
Motoçikleta, që drejtohej nga një oficeri i policisë, Kledis Prishka po kalonte në momentin kur është përplasur me automjetin tip Ford. Nga përplasja, drejtuesi i motorit është plagosur.
Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, të cilët mbërritën në vendngjarje. I plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Policia
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Roland Sema. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin Kledis Prishka (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi Kledis Prishka, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.