Kroacia siguron një biletë për finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka arritur një fitore 4-2 pas 120 minutash ndaj Holandës në gjysmëfinale. Ishte një duel që do të dhuronte shume emocione dhe gola. Në minutën e 34-t, Malen do të zhbllokonte ndeshjen me një goditje të saktë brenda zonës, pas një aksioni të gjatë.
Në fillimin e pjesës së dytë Modric fitoi penallti pas një faulli nga Gakpo. Nga pika e bardhë Kramaric do të barazonte shufrat. Më pas Pasalic do të kalonte Kroacinë në avantazh me një goditje të saktë me të majtën.
Në sekondat e fundit të shtesës së ndeshjes, Lang barazoi shifrat dhe e çoi duelin në kthesë. Në minutën e minutën e 98-të Petkovic do të rikthente sërish në avantazh Kroacinë me një goditje nga distanca. Në minutën e 115-të, Modric vulosi duelin duke shënuar golin e katërt