Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEArmend Pirre, Gazetari që kultivon trëndafila (foto e vidio)

Armend Pirre, Gazetari që kultivon trëndafila (foto e vidio)

Gazetar në profesion, por merret dhe me kultivimin e trëndafilave, ky është Armend Pire.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Pire tregon se si prindërit e këshilluan që t’i ikte fshatit për të vazhduar ëndrrën e tij për Gazetari.

“Prindërit më nisën nga Kuçova drejt Elbasanit për të studiuar për Gazetari, ishte një nga ëndërrat e mia të hershme dhe më thanë që do të shkosh në qytet për të shpëtuar nga vuajtjet e fshatit. Prindërit kanë 25 vjet që merren me perime në Kuçovë.”

Pavarësisht kësaj, lidhja me tokën ishte më e fortë për Armend Piren, të cilit i lindi ideja për kultivimin e trëndafilave.

“Ideja për të kultivuar trëndafila, “Kopshti i Trëndafilave” është quajtur ferma, lindi spontanisht, pra çfarë të bëjmë diçka ndryshe për t’u lidhur sërish me tokën. Konkurrencë nuk gjeta tek trëndafilat. Unë si gazetar terreni, kam lëvizur shumë nëpër Shqipëri dhe kam ndjekur protestat e fermerëve dhe trëndafila në sera nuk kam parë. Pjesa më e vështirë ka qenë bindja e prindërve. Fidanët i kam gjetur në Elbasan dhe vijnë me shartesë nga Holanda. Kemi rreth 3 mijë rrënjë, të cilat i kemi shpërndarë në afro 2 dynym e gjysmë. Kemi 5 variante ngjyrash. Ne shitjet e para i kemi nisur, tani kam marrë “feedbackun” e parë. Kemi shitur trëndafilat për buqetë që marrin pikat e dyqave të luleve që bëjnë buqetat e tyre. Kanë kaluar vetëm 6 muaj.”

Armend Pire ndihet i kënaqur, por edhe i shplodhur nga ana mendore kur gjendet mes trëndafilave dhe punon për kultivimin e tyre.

“Jam i kënaqur, por më shumë jam i shplodhur sepse Tirana të mbigarkon disi dhe distanca me Ndroqin është shumë e shkurtër dhe shkoj më shumë në fundjavë, por edhe gjatë javës edhe për t’u shplodhur nga ana mendore.”/tvklan.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME