Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIShqipëria vendi më i kërkuar për parqe të energjisë diellore

Shqipëria vendi më i kërkuar për parqe të energjisë diellore

Gati një vit pas fillimit të punimeve të parkut të enegjisë diellore në zonën e Karavastasë, në tokën e shkretë dhe të kripur kanë nisur të montohen radhët e para të paneleve diellore.

Aktiviteti po kryhet nga kompania franceze “Voltaila” dhe projekti i Karavastasë vlerësohet si investimi më i madh i huaj në Shqipëri këtë vit me një volum punimesh prej rreth 150 milionë dollarë.

“Në Karavasta afër qytetit të Fierit, Voltalia po realizon një park të madh fotovoltaik në rreth 200 ha tokë e siguruar nga Qeveria. Po instalojmë një kapacitet prej 140 MW sipas një marrëveshjeje koncesionare afatgjatë të nënshkruar në vitin 2021. Që nga viti 2022 jemi duke e ndërtuar këtë termocentral dhe do të japë energjinë e parë para fundit të këtij viti (2023). Impianti do të japë energji për rreth 220.000 familje”, thotë menaxheri i Voltaila në Shqipëri, Dr. Constantin von Alvensleben.

Zoti Alvensleben thotë më tej se kompania pritet të ndërtojë edhe një park të energjisë diellore në Spitallë të Durrësit,

“Nën një proces të ngjashëm tenderi konkurrues, Voltalia u përzgjodh edhe për një park diellor në Spitallë, afër qytetit të Durrësit. Ky është gjithashtu një projekt shumë i madh, por ende në një fazë të hershme. Ndërtimi do të fillojë në vitin 2024 dhe ne duam të japim energjinë në Spitallë në fund të vitit 2025″, thotë përfaqësuesi i kompanisë Voltaila në Shqipëri.

I pyetur lidhur me sfidat dhe ardhmërinë e këtij sektori në Shqipëri zoti Alvensleeben thotë:

“Ne mendojmë se energjia e rinovueshme do të ketë një të ardhme të madhe në Shqipëri! Qeveria ka përcaktuar objektivin për të mbuluar 54% të nevojës totale të Shqipërisë për energji nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030. Kjo do të kërkojë një numër të madh projektesh shtesë në energjinë diellore dhe të erës për të përmbushur këtë objektiv. Megjithatë, për të zbatuar projekte të tilla, ka një sërë sfidash. Shpesh, problemi më i madh për një zhvillues është të gjejë tokë të përshtatshme dhe të bëjë një marrëveshje me pronarin. Shpesh situata e pronësisë së parcelave të tokës nuk është e qartë. Por edhe proceset e dhënies së lejeve mund të zgjasin shumë, gjë që zgjat afatin kohor të realizimit të projektit. Në çdo rast, ne mendojmë se Shqipëria ofron shumë mundësi dhe me mbështetjen e qeverisë do të mund të realizohen me sukses projekte të mëtejshme”

Në intervistën për Zërin e Amerikës zoti Alvensleeben flet edhe se sa të rëndësishme janë “projektet e gjelbra” për Shqipërinë.

“Objektivi ynë është gjithmonë të minimizojmë ndikimet në mjedis dhe të kemi rezultatin më pozitiv të mundshëm për biodiversitetin. Po kështu edhe për të minimizuar ndikimin social. Për të dy këto komponentë, atë mjedisor dhe atë social ne kemi ekipet tona që punojnë gjithmonë me ekspertë mjedisorë dhe socialë të cilët kujdesen që ndikimet në mjedis të jenë të limituara”, thotë ai.

Enti Rregullator i Energjisë licensoi përgjatë vitit të shkuar 22 subjekte të reja të prodhimit të energjisë. 15 prej tyre i përkasin energjisë diellore me një kapaciteti të prodhimit mbi 227 mijë MW.

Numri i impianteve fotovoltaike vitin e shakur arriti në 27 por prodhimi i tyre është ende i ulët me rreth 50 mijë MWh energji nga 7 mln MW, që ishte totali i energjisë së prodhuar në Shqipëri gjatë viti 2022.

Sadik Llapashtica, kordinator i projektit me panele diellore në Topojë, që është prej disa vitesh në prodhim, thotë se sektori i energjisë diellore ka fituar përparësi.

“Tregu i energjisë diellore në Shqipëri është duke ecur me ritme shumë të mira , kjo edhe prej krizës energjitike për shkak të luftës Rusi – Ukrainë. Ky treg po sheh vetëm rritje, janë dhënë shumë licensa për energjinë fotovoltaike dhe disa prej tyre janë vënë në punë këtë vit dhe të tjerat janë në proces. Ky është një trend shumë i mirë për Shqipërinë i cili ndihmon rritjen e kapaciteteve të prodhimit nga energjia e rinovueshme që është trendi botëror sot për të ruajtur mjedisin global. Ky trend është i mbështetur shumë mirë nga qeveria shqiptare, ministria e Energjisë ka ndnërmarrë hapa për të ndihmuar investitorët vendas dhe të huaj që të investojnë në tregun shqiptar duke qenë se Shqipëria eështë edhe një nga vendet me rrezatim shumë të mirë diellor”, thotë ai.

I pyetur lidhur me sfidat që ka setori i prodhmit të energjisë diellore, zoti Llapashtica thotë: “Sfidat lidhen tani me rritjen e kapaciteteve të trasmetimit të energjisë. Duke u nisur nga fakti që kemi të bëjmë me energji diellore e cila është e limituar nga mëngjesi në mbrëmje sa ikën dielli, investitorët duhet të parashikojnë rezvervimin e energjisë sepse njerëzimi ka nevojë jo vetëm gjatë ditës për energji, por edhe gjatë natës. Ashtu si po ndodh në tregun europian dhe botëror investimi në të njëjtën kohë si për zhvillimin e paneleve diellore edhe të baterive është një rrugë që siguron efektivitet ekonomik në këtë treg”

Sipas Entit Rregullator të Energjisë rajonet e Korçës dhe Fierit kanë numrin më të lartë të projekteve për enegjinë diellore ndërsa po nxiten kohët e fundit edhe përdorimi i paneleve në familjarë apo biznese./VOA/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME