Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEmrat/  Ku do shkojnë deputetët që tradhëtuan dhe vulën

Emrat/  Ku do shkojnë deputetët që tradhëtuan dhe vulën

Një grup deputetësh të PD së vulës  po e bojkotojnë porocesin që do të rikthejë me urgjencë Lulzim Bashën në krye të këtij fraksioni. Disa mbështetës ta Berdhit dhe të tjerë të distancuar nga të gjitja krahët pritet të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtat të vulëmbajtësve, duke kundërshtuar çdo lloj procesi në kundërshtim me rregulloret e brendëshme.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar se kryesia e PD po shkel statutin duke cënuar legjitimitetin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Ai u shpreh se nisur nga kjo që po ndodh në kryesinë e PD, 17 anëtarë të grupit parlamentar të PD refuzojnë të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar.

“Vendimet e kryesisë së PD tregojnë nxitim, pasiguri dhe shkelje të statutit që nuk e zgjidhin situatën e PD. Si sekretar i përgjithshëm kam detyrimin t’i nënshtrohem shumicës në kryesi dhe tregova vullnet të plotë në zbatimin e vendimeve. Por kemi detyrë të denoncojmë çdo shkelje të statutit. Këmbëngulja për të zbatuar rregulla s’i shërbejnë askujt, as atyre demokratëve që mendojnë se nxitimi për të zgjedhur një kryetar do shpëtonte PD. Si sekretar i kam ngritur këto çështje prej ditësh. Pas kërkesës sime të vazhdueshme dhe refuzimit, të enjten u deklarua mbledhja e Këshillit Kombëtar, në datë 20, që e mirëpritëm. Pasi u njoha dje me vendimin, jam këtu të them se vendimi bie ndesh me statutin e PD; vendimi i kryesisë ia heq kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm duke ia kaluar zyrtarëve që s’kanë asnjë përgjegjësi për Këshillin Kombëtar. Nisur nga kjo, 17 anëtarë të grupit të PD vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e këshillit të PD nesër”, tha Bardhi.

Deri më tani si mbështetës të Bashës kanë mbetur 8-9 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2021. Por pyetja që shtrohet është se ku do të shkojnë 17 të tjerët, që nuk e pranojnë as një PD me Berishën në krye. Kjo dilemë bëhet më e fortë në momentin që Basha nuk duket se do tërhiqet nga kryesimi i një opozite mikroslopike, por që ka mbështetjen e pushtetit për ti njohur vulën dhe që ka mjaftueshëm kartona jeshilë sa për të ndryshuar kushtetutën dhe kodin zgjedhor me Ramën. Kjo lëvizje e fundit mund të shënojë ndarjen përfundimtare të PD dhe njëkohësisht të përmbyllë karierën politike të atyre të zgjedhurve që s’do të gjejnë vend as te PD me vulë, as te ajo që ka vota. Këta deputetë “asnjëanës” që kanë deklaruar se nuk do marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar janë si mëposhtë:

1. Gazment Bardhi

2. Jorida Tabaku;

3. Dhurata Çupi;

4. Saimir Korreshi;

5. Lefter Geshtenja;

6. Zheni Gjergji;

7. Qani Xhafa;

8. Helidon Bushati;

9. Orjela Nebiaj;

10. Ramadan Likaj;

11. Xhelal Mziut;

12. Flamur Hoxha;

13. Bledion Nallbati;

14. Agron Gjekmarkaj;

15. Ferdinand Xhaferaj;

16. Andia Ulliri;

17. Ilda Dhori.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME