Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShqopëria fiton me tris ndaj Ishujt Faroe

Shqopëria fiton me tris ndaj Ishujt Faroe

Shqipëria vijon rrugëtimin fantastik nën drejtimin e Sylvinhos duke marrë fitoren e dytë radhazi, 3-1 në Ishujt Faroe. Transferta e radhës rezultoi e suksesshme për kuqezinjtë tanë që krijuan pafund raste, por dhe nga ana tjetër rrezikuan të pësonin më shumë gola.

Në minutën e 20-të, Jasir Asani shërben një asist perfekt për Nedim Bajrami, i cili me një goditje perfekte me të djathtën e dërgon në rrjetë. 12 minuta më pas Sokol Cikalleshi fitoi një 11-metërsh, të cilin e mori vetë përsipër. Sulmuesi kavajas do të gabonte nga pika e bardhë.

Vendasit do të ishin shumë të rrezikshëm, duke gjetur dhe golin e barazimit. Pas një shpërqendrimi të skuadrës sonë, Faero përfitoi për të shënuar me kokë, ndërkohë që Berisha e shoqëroi me sy topin në rrjetë.

Shqipëria do të reagonte shumë shpejt, duke u rikthyer sërish në avantazh. Në minutën e 51-të, Kristjan Asllani ka shënuar një eurogol të vërtet me një goditje spektakolare nga distanca, që do të shkonte në trekëndëshin e portës. Një “perlë” e vërtetë nga lojtari i Interit, që gjen golin e parë me Kombëtaren tonë.

Në minutat shtesë, Ernest Muçi vulosi gjithçka duke shënuar golin e tretë pas një kundërsulmi shumë të bukur.

Kombëtarja shqiptare e nisi furishëm ndeshjen, me Sokol Cikalleshin që shënoi gol ende pa kaluar një minutë lojë – mirëpo, goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 20-të, me Nedim Bajramin që shënoi pas një asistimi të duhur nga Jasir Asani.

12 minuta më vonë ishte Cikalleshi që lëshoi një rast të artë për të dyfishuar epërsinë, duke dështuar nga penalltia.

I njëjti lojtar lëshoi një tjetër rast të mirë në minutën e 44-të, pasi nuk shënoi nga afërsia.

Dhe, rastet e humbura i kushtuan Shqipërisë, që pësoi gol në fundin e pjesës së parë. Odmar Faero shënoi për vendasit.

“Kuqezinjtë” e nisën më mirë edhe pjesën e dytë, teksa epërsinë e rikthyen në minutën e 51-të, kur Kristjan Asllani shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca. Ai u asistua nga Bajrami.

Kombëtarja “Kuq e Zi” regjistroi edhe raste tjera të mira në vazhdim, teksa golin e qetësisë dhe të vulosjes së fitores e gjeti në minutën e parë shtesë – 90+1’, me Ernest Muçin që shënoi golin e parë zyrtar.

Muçi shënoi pasi u asistua nga Myrto Uzuni.

Shqipëria pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe është e dyta në Grupin E, me vetëm një pikë më pak se Republika e Çekisë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME