Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTA7-vjeçari vret me αrmë vëllain 5 vjeç në SHBA

7-vjeçari vret me αrmë vëllain 5 vjeç në SHBA

Një tjetër tragjedi e lidhur me përdorimin e αrmëve në SHBA. Në kontenë Jackson në Kentaki, një djalë 7-vjeçar qëlloi dhe vrαu vëllain e tij 5 vjeç, sipas mediave lokale. Oficerët e policisë që shkuan në shtëpi pas të shtënave u përpoqën, pa sukses, të shpëtonin djalin e vogël. Sipas hetuesve, e shtëna ka qenë krejtësisht aksidentale.

Armët e zjarrit janë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët deri 19 vjeç në Shtetet e Bashkuara. Ka pasur më shumë se 150 të shtëna të paqëllimshme nga fëmijët në Shtetet e Bashkuara këtë vit. 3 nga këto ngjarje kanë ndodhur në Kentaki duke shënuar gjithsej të paktën 58 të vdekur dhe 101 të plagosur.

Sipas Qendrës Ligjore “Giffords”, Kentaki nuk ka ligj që të vendosë një dënim për ata që nuk sigurojnë një armë zjarri të pambikëqyrur. Megjithatë shteti dënon këdo që “qëllimisht, me vetëdije ose pa qëllim” i jep një të mituri një armë, përveçse nëse i mituri lejohet ligjërisht ta posedojë atë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME