Adrian Çela është larguar nga drejtimi i OSHEE pas mbarimit të mandatit të tij.
Administratori i ri i OSHEE Group, do të jetë Enea Karakaçi duke zëvendësuar në këtë post Çelën.
Karakaçi fillimisht ishte specialist në Ministrinë e Energjisë, jurist në Entin Rregullator të Energjisë dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në këtë Ministri.