Greqi – Dy shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke në Salaminë. Ata akuzohen për spiunazh.
Raportohet se dy shqiptarët e dyshuar u kapën në ambientet e zonës ushtarake në Salaminë. Ata janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke, të cilët i kanë dorëzuar në polici.
Sakaq dy të arrestuarit thanë para policisë greke se kanë qenë në gjendje të alkoolizuar kur kanë hyrë në Bazën Deatre Ushtarake, pretendim që rezultoi i vërtet pas kryerjes së testit të alkoolit. Në vijim priten informacione konkrete në lidhje me rastin. Policia greke vazhdon hetimet.