Fier – Kjo është rruga që të çon drejt Plazhit të Semanit dhe Darrëzezës ne Fier.
I gjendur rreth 18 km në perëndim të Fierit me një gjatësi 7 km, kjo hapësirë bregdetare me rërë të imet e pasur me jod, e ujë të pastër preferohet shumë nga pushuesit, për të kaluar një fundjavë familjare dhe jo vetëm.
“Këtu çadrat janë nga 300 lekë nuk i gjen në asnjë vend tjetër”
“Semani i bën zili çdo vendi tjetër”
“Vijmë nga Fieri, na pëlqen të kalojmë disa orë këtu, është mire për fëmijët se plazhi është i cekët, dhe është lirë”– shprehen pushuesit.
Këto plazhe “pushtohen” jo vetëm nga banërot vendas por edhe nga ata të Beratit, Kuçovës, Mallakastrës për të mos thënë që mysafitë ku plazh ka që në muaji prill e maj si dhe në shtator , pra ata të huaj që vijnë me shtëpi lëvizëse. Çdo ditë nummri i tyre shkon në 4 deri 5 mijëpushues për të mos përmendur fundjavat ku numuri dyfishohet.
Sakaq gatimet tradicionale të zonës, çmimet e përballueshme dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore e bëjnë këtë plazh të joshet edhe më shumë nga pushuesit vendas. Në darrlzezë gjen dhoma të kompletuara nga 10 mijë lekë të vjetra nata deri në 30 mijëlekë të vjetra. Këto janë dhoma plazhi apo edhe dhoma failjare banesa që banorët vendas i lënëpër pushuesit/ TCh