Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama: Kurtit i shkruaj në WhatsApp, por rrallë më përgjigjet

Rama: Kurtit i shkruaj në WhatsApp, por rrallë më përgjigjet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur sërish rreth raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një intervistë në Klan Kosova, Rama tha se Kurtit i shkruan edhe në WhatsApp, por ai rrallë ia kthen.

“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet. Rrallë ma kthen por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.

Kryeministri shqiptar ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Një konferencë për mua, ku mbyllen dhe të mos dalin pa e mbaruar të gjithën”, – theksoi kryeministri shqiptar.

Rama shtoi se politika në Prishtinë ka bërë që Serbia të duket si viktimë para bashkësisë ndërkombëtare.

“Tragjike! Serbia ka dalë nga ekrani. Duket sikur është viktimë. Para botës ata nuk janë viktima. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Nuk e ka bërë këtë një lëvizje inteligjente e Serbisë. Kjo është vepër e Prishtinës. I është dhënë Serbisë pozicion komod dhe këtu qeveria merr rrufetë e planetit”, – është shprehur ai.

Rama ka theksuar se nuk ka asgjë personale me kryeministrin kosovar, Kurti, por që nuk pajtohet me politikën që ai po bën së fundmi.

“Kjo politikë është bërë pengesë, politika e gabuar, nuk e kam fare me personin. Nuk e godas kryeministrin Kurti. Unë mbaj qëndrim ndaj politikës së caktuar. Nuk kam asgjë personale. E kam mik dhe është njeri me të cilin debatoj me kënaqësi”, ka shtuar ai, duke ironizuar me shprehjen e Kurtit se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME