Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTChelsea mund ta blejë Dybala për… 12 mln euro

Chelsea mund ta blejë Dybala për… 12 mln euro

Paulo Dybala dëshiron Romën, Roma dëshiron Paulo Dybala por ka një “por”, e madhe 12 milionë euro. Në fakt, kontrata e argjentinasit përmban një klauzolë lirimi me këtë shifër të vlefshme vetëm për klubet e huaja, që mund të ushtrohet deri më 31 korrik. E ndërkohë që Joya po shijon pushimet në Ibiza, Chelsea ka shfaqur interesim. Trajneri i ri Mauricio Pochettino është një admirues prej kohësh i Dybala dhe situata është për tu zgjidhur. Për këtë, menaxherët e lojtarit po planifikojnë një takim me Tiago Pinto.

Sezoni i shkëlqyer – edhe pse i trazuar – i Dybala me verdhekuqtë konfirmoi cilësinë e lojtarit. E interesi i Blues, por edhe i Manchester United dhe Tottenham është një shenjë e qartë për këtë. Klauzola e lirimit prej 12 milionë euro është një ‘thërrime’ për klubet e Premier League. Për momentin vetëm vullneti i Dybala për të vazhduar udhëtimin e tij në Romë i ka mbajtur larg klubet më të pasura. Megjithatë, kontrata duhet të sistemohet, argjentinasi e di dhe Tiago Pinto gjithashtu.

Nga njëra anë, është një mundësi për Dybala që të kërkojë një rregullim të pagës nga 4.2 milionë euro aktuale në sezon në të paktën 6. Nga ana tjetër ekziston mundësia që Roma ta eliminojë plotësisht këtë klauzolë lirimi, duke shmangur shitjen e lojtarit në Premier League. Prandaj, në ditët në vijim pritet një takim mes palëve për të diskutuar situatën. Interesi i Chelsea është real dhe vullneti i lojtarit përballë një pagë shumë më të konsiderueshme mund të lëkundet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME