Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërleshja në burgun grek/ Sherri nisi nga shqiptarët, 8 të plagosur

Përleshja në burgun grek/ Sherri nisi nga shqiptarët, 8 të plagosur

Katër të burgosur në burgun e Avlonës janë identifikuar, sipas informacioneve nga Policia, si autorë të ngjarjeve të egra të ndodhura mbrëmë në oborrin e institucionit të të miturve, ku mbetën të plagosur 8 persona.

Hetimet paraprake po kryhen nga Sigurimi i Atikës Veri-Lindore, i cili po heton për shkaqet e sherrit.

Sipas dëshmive të deritanishme, incidentet nisën në oborrin e IEVP- së pak para se të burgosurit të futeshin në qelitë e tyre dhe përfshinin shqiptarë, romë dhe grekë nga njëra anë dhe të burgosur afrikano-verior dhe arabë nga ana tjetër.

Mediat e huaja bëjne të ditur se nga përleshja në burgun grek mbetën të plagosur 2 egjiptianë, tre sirianë, një algjerian, një pakistanez dhe një grek.

Të tetë u transportuan me ambulancë në Evangelismos, nga ku shtatë u larguan pas ndihmës së parë dhe një mbetet ende i shtruar në spital.

Gjatë përleshjes, të burgosurit e rinj i kanë vënë flakën edhe një dysheku, duke tentuar të përgjithësojnë situatën, por më në fund ngjarjet janë shtypur nga gardianët e burgut, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe të burgosurit kanë hyrë në qelitë e tyre.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se episodi është nisur nga dy shtetas me origjinë shqiptare dhe dy grekë, njëri prej të cilëve rom, të përfshirë në dosjen që po përgatit Sigurimi, për t’u dërguar në Prokurori.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME