Në emisionin “Top Story” në TCH u debatua rreth kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, i cili ka qenë për shumë ministër, por edhe zv/kryeministër.
Kreshnik Spahiu tha se Shqipëria duhej të shkonte patjetër në zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse ai ishte numri dy në qeveri. Kjo është goditje e madhe për PS, prandaj duhej të shkonin në zgjedhje politike të mënjëhershme për tu testuar si mazhorancë.
I të njëjtit mendim ishte dhe Jorida Tabaku, por ajo shtoi se PD mbetet e përçarë dhe nuk kemi opozitë solide që ta detyronte kryeministrin të shkohej në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vjeshtë.