Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOMelanie Griffith fshin tatuazhin dedikuar aktorit

Melanie Griffith fshin tatuazhin dedikuar aktorit

Melanie Griffith nuk e mban më zemrën e ish Antonio Banderas në krahun e saj.

Aktorja doli në Los Angeles të hënën me tatuazhin e saj të ri të ekspozuar.  Krahu i Griffith-it tani ka emrat e fëmijëve të saj, Dakota Johnson, Stella Banderas dhe Alexander Bauer, si dhe thjeshtri i saj, Jesse, të gdhendur në formën e një fjalëkryqi.

Banderas dhe Griffith ishin të martuar nga viti 1996 deri në vitin 2015. Gjatë kohëzgjatjes së romancës së tyre, aktorja e ekspozoi me krenari dedikimi, “Antonio” teksa pozonte me burrin e saj në tapetin e kuq dhe gjatë daljeve romantike. Në vitin 2014, pak pasi ata njoftuan fundin e martesës së tyre gati 20-vjeçare, Griffith filloi procesin e heqjes së tatuazhit.  Dhe ndërsa boja është zbehur, dashuria e tyre për njëri-tjetrin vazhdon të jetë e fortë.

Në vitin 2020, Banderas foli për marrëdhënien me Melanie dhe rëndësinë që ka ajo në jetën e tij. “Unë mendoj se ne të dy hezitojmë të varrosim 20 vjet martesë,” tha aktorii Puss in Boots për botimin spanjoll El Break de las 7. “Ne jemi qenie njerëzore, ne bëjmë gabime. Duhet të lëmë egot mënjanë dhe nuk dua të provojmë se kush ka të drejtë dhe të gjejmë fajtorin.”

Në vitin 2018, ai u bëri jehonë atyre ndjenjave kur foli me ET, menjëherë pas diagnozës së kancerit të lëkurës nga Griffith. “Do ta dua atë grua deri në ditën që të vdes”, tha ai në atë kohë. “Ne do të takohemi këtë javë sepse ajo është ende familja ime”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME