Uncategorized

Nga sot temperaturat kalojnë 40°C, kujdes në orët e pikut

Vendi ynë do të përfshihet këtë javë nga një valë e të nxehtit, që sipas sinoptikanëve do të quhet si “java e ferrit”.

Duke nisur që nga dita e nesërme, temperatura do të arrijnë në mbi 40 gradë Celsius, të cilat parashikohen të regjistrohen veçanërisht në orët e drekës.

Presim temperatura shumë të larta, kryesisht të enjten, të premten dhe të shtunën ato do arrijnë 40-41 gradë, referuar qendrave siç është Tirana, Fieri, Shkodra e gjithë ultësira perëndimore. Referuar temperaturave minimale presim që ato të shkojnë 22-23 gradë kryesisht ultësira perëndimor, në ato malore do të jenë deri në 16 apo 15”, tha Anira Gjoni, eksperte IGJEO.

Por kjo nuk do të jetë vala e vetme e të nxehtit që do të përfshijë vendin, pasi fundi i muajit do të sjellë një tjetër valë dhe temperatura shumë të larta.

Sinoptikanët parashikojnë që vala e dytë mund të sjellë rrezik për zjarre në zona të caktuara të vendit. Edhe në vendet e rajonit moti do të jetë me temperature të larta dhe pa reshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button