Edhe kjo nuk ishte dëgjuar. Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, nga takimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE), u shpreh e prerë se nëse Shqipëria do të marrë fondet nga Bashkimi Evropian, duhet të plotësojë disa kushte.
Më tej ajo u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm, por ka përkrahjen dhe besimin e BE-së.
“Nuk ka drekë falas, e për rrjedhojë nuk ka fonde falas. Nëse Shqipëria do të marrë fondet nga BE, duhet të plotësojë kushtet”- tha ajo dhe i la pa drekë të ftuarit shqiptarë.