Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e Lekstakajt/ Makina e djegur në Gjadër, dyshohet se i përket...

Vrasja e Lekstakajt/ Makina e djegur në Gjadër, dyshohet se i përket autorëve

Makina me të cilën dyshohet se udhëtonin autort e vrasjes së 42 vjeçarit Nikolin Lekstakaj (Marku) pasditen e të mërkurës, u gjet e djegur në një parcele në fshatin Gjadër, Lezhë ditën e sotme.

Pas vrasjes, autorët kanë dalë nga autostrada Lezhë – Shkodër në drejtim të fshatit Gjadër dhe në një parcelë i kanë vënë flakën mjetit, brenda të cilit u gjet dhe një kallashnikov.

Më poshtë paraqiten pamje nga vendi ku u dogj automjeti në Gjadër.

Policia ka dyshime të forta se janë përdorur për atentatin e djeshëm ndaj Nikolin Lekstakaj.

Nikolin Lekstakaj u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet me xhama të zinj në lëvizje. Gjatë këtij momenti, autorët kanë thyer xhamin e makinës për të qëlluar shënjestrën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME