Sunday, October 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRindizet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan. Flakët po i afrohen...

Rindizet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan. Flakët po i afrohen rrugës tek “Qafa e Shkozës” (vidio)

Fier – Rindizet zjarri ne pyllin me pisha e dushqe në Peshtan. Burime informacioni nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe  ka erëra të forta që ndihmojnë zjarrin.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri.

Drejtori i zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata  eshtë shume e veshtire. Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.
Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do dali në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

Fillimishtë priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë, ka përfunduar shefi zjarrfikseve të  bashkisë Fier Zija Hyka.

Terreni eshte shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME