Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë/ Policia merr në ruajtje objektet zgjedhore

Zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë/ Policia merr në ruajtje objektet zgjedhore

Punonjësit e Policisë kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në Rrogozhinë. Ditën e nesërme, të dielën e 23 korrikut do të mbahen zgjedhjet lokale në Rrogozhinë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije janë ngritur grupet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate.

Rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime nesër. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’. Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

Kutia e burgut të Rrogozhinës u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki dhe nesër përtej kërkesës së PS-së, të burgosurit nuk do të votojnë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME