Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri në Krapës, digjen 3 banesa dhe disa hektarë me pyll

Zjarri në Krapës, digjen 3 banesa dhe disa hektarë me pyll

Fier – Zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit është riaktivizuar sërish. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Komandanti i zjarrfikëseve të Fierit Zija Hyka pohon se situata është e vështirë ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse. Situata bëhet më e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë shuarja e zjarrit u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes nga ajri, pasi zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.

Për shkak te përhapjes se shpejtë të flakëve situata po bëhet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Roskoveci, ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tillë mund të kërkojë edhe ndërhyrje nga ajri.

Mësohet se 2 banesa të pabanuara janë djegur, ajo e Veli Hoxhës dhe Nazmi Ymerajt, ndërsa nga flakët është përfshirë nga flakët edhe një dhomë që përdorej si kuzhinë e Lefter Hoxhaj.

Vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll, ndersa era e fottë i ka dhënë një devijim njërës vatër zjarri për në drejtim të Kreshpanit.

Eshte kerkuar edhe ndihma e zjarrfikseve nga Patosi dhe Roskoveci

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME