Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqipëria turistike në top listën e portugezëve

Shqipëria turistike në top listën e portugezëve

Vera e 2023 është Shqipëria dhe jehona e bumit turistik ka mbërritur në çdo cep të Europës. Prestigjiozja portugeze ”Jornal de Notícias”, i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë në suplementin e saj “Përreth Botës“, ku vendin tonë e si thesarin e Adriatikut që nuk është më sekret.

“Europa po zbulon një diamant të bërë nga traditat e lashta, natyra mbresëlënëse. Alpet dramatike në veri dhe Riviera joshëse në jug, gastronomia tërheqëse, një popull super mikpritës dhe disa vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. A nuk do bëni tani plane për pushime atje?”, është thirrja e autorit Rui Barbarosa Batista.

Përshkrimin e nis me Tiranën, që e konsideron si një “kryeqytet intensiv”. “Tirana mund të marrë fare mirë, rolin e kryeqytetit më të gjallë të rajonit”, thuhet në shkrimin e Jornal de Notícias. “Shëtitoret e kryeqytetit janë të gjalla në çdo kohë të ditës”.

Vëmendjes nuk i kanë shpëtuar bunkerët e komunizmit të shndërruar në muze, ndërtesat e periudhës osmane si xhamia e Ethem Beut dhe kulla e sahatit, deri tek shumëkatëshit modernë që po rrethojnë qendrën.

Ftesë iu bëhet turistëve për të vizituar alpet e veriut, që sipas Batistas nuk kanë asgjë më pak se ato franceze, zvicerane e sllovene, por me çmime shumë më të përballueshme.

Nuk lihet pa përmendur sharmi i qyteteve të mbrojtura nga UNESCO si Berati dhe Gjirokastra dhe plazhet e jugut me ngjyrën blu të theksuar të detit, nga ku me një udhëtim 30 euro, mund të shijohet edhe Korfuzi në Greqi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME