Levan – Nje zjarr masiv ka perfshire mesditen e sotme kodrat me ullishte ne fshatin Jarua te Fierit. Flaket po perhapen me shpejtesi duke perfshire nje siperfaqe te konsiderueshme.
Per shuarjen e flakeve jane ne vendngjarje tre zjarrikese te cilat po perpiqen te neutralizojne kete vater zjarri nderkohe qe ne ndihme te zjarrfikesve jane edhe banore te zones.
Te favorizuara edhe nga era flaket po perhapen me shpejtesi duke u shtrire ne nje siperfaqe te gjere duke rrezikuar edhe banesat prane.
Per neutralizimin e flakeve ne ndihme te zjarrfikesve te Fierit , jane duke shkuar ne vatren e zjarrit edhe zjarrfikeset e Albpetrolit, Patosit e Rroskovecit.
Banorët pohojne se eshte hera e pare qe nje zjarr i permasave te tilla ndodh ne fshatin e tyre.
Nderkohe degjohen shperthime te vazhdueshme te fishekeve pasi zona në fjale para viteve 90 ka qene repart ushtarak.
Edhe pas disa oresh nderhyrje te zjarrfikesve per neutralizimin e flakeve ne Jarua te Fierit, zjarri ende vijon te jete aktiv. Sipas burimeve nga terreni te favorizuara edhe nga era flaket jane perhapur ne nje territor te gjere duke demtuar siperfaqe te konsiderueshme me ullishte. Flaket iu jane afruar edhe banesave nderkohe qe nderhyrja e shpejte e zjarrfikesve te Fierit, Albpetrolit , Patosit e Rroskovecit ka bere te mundur neutralizimin e zjarrit prane banesave.
Tashme flaket jane perhapur ne nje zone me shkurre ku zjarrfikesit po nderhyjne me mjete rrethanore pasi terreni i veshtire e ben te pamundur nderhyrjen e mjeteve.
Me heret banoret e zones kane pohuar se kjo eshte hera e pare qe kodrat e fshatit te tyre perfshihen nga nje zjarr i tille masiv teksa i jane frikesuar edhe shperthimeve te vazhdueshme te fishekeve ne kete zone ku para viteve 90 ka qene funksional nje repart ushtarak.