Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, i ka lënë pak vend imagjinatës në daljes e saj të fundit.
Të mërkurën mbrëma, ajo mbërriti në premierën e dokumentarit të saj të ri në Netflix.
52-vjeçarja mahniti fansat në Festivalin Tribeca të Nju Jorkut me një fustan të zi gjysmë transparent që theksonte format e saj trupore.
Copa e hollë dhe e tejdukshme e fustanit, i lejonte fansat që të shikonin më shumë seç duhet nga gjoksi dhe këmbët e saj të tonifikuara.
Ndërkohë, e nominuara për Grammy, pamjen e saj e plotësoi me buzëkuqin pink baby, rimelin gri dhe një çantë clutch të zezë kadife.
E sigurisht që nuk mungoi unaza e fejesës me diamant jeshil, 8.5 karatësh që ia dha Ben Affleck në fillim të këtij viti.
Gjithashtu edhe një diamant të dytë në gishtin e saj të mesëm të djathtë.