Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja në Fier/ Pistat: Nga plagosja me thikë 4 vite më parë...

Vrasja në Fier/ Pistat: Nga plagosja me thikë 4 vite më parë deri te…

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me 67-vjeçarin që u gjet sot i pajetë në një serë perimesh në në fshatin Mbrostar Ura.

Raportohet se viktima Petraq Gjika, vëllai i kryeplakut të këtij fshati, ishte plagosur me thikë edhe para 4 vitesh nga një person teksa ishte në një kafe.

Ngjarja asokohe ndodhi në 4 korrik të vitit 2018 në vendin e quajtur ‘Grecalli’.

Gjatë atij episodi, Gjika u plagos në bark dhe në fyt, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plagëve, ndërkohë që për krimin u arrestua një ditë më vonë Xhevat Bregu, banues në Mbrostar, i cili aktualisht po vuan dënimin në burg.

Policia aktualisht po heton nëse ngjarja e sotme ka lidhje me plagosjen e 4 viteve më parë.

Ndërkohë që grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Gjika mund të jetë përballur me një tentative grabitje të serës, ndërsa mund të jetë sulmuar për vdekje nga ndonjë hajdut.

Do të jenë pikërisht kamerat e sigurisë së objektit ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen dhe mund të çojnë në identifikimin e autorit./BW

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME