Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOKy është 24 vjeçari i mbuluar me tatuazhe

Ky është 24 vjeçari i mbuluar me tatuazhe

Një baba ka shpenzuar 13 mijë euro për të modifikuar paraqitjen e tij – duke përfshirë prerjen e hundës, ndarjen e gjuhës dhe shtimin e brirëve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Raiden Dos Caras, 24-vjeçar, gjithashtu preu veshin e tij, u mbulua tërësisht me tatuazhe dhe iu nënshtrua markës së shenjave.

Ajo përfshin djegien e lëkurë me metal të nxehtë për të formuar një dizajn të thjeshtë por të përhershëm.

Raiden, i cili është quajtur “kafka e dy fytyrave”, ka foto të tij pa tatuazhe kur ishte 17 vjeç.

Ai e bëri tatuazhin e tij të parë kur ishte vetëm 12 vjeç dhe që atëherë i është nënshtruar 25 modifikimeve të trupit, raporton Daily Star.

Raiden pohon se gruaja e tij Angie Khaterine, 24-vjeçare, nuk e ka fare problem dukjen e tij, por vajza e tij Alice, trevjeçare shqetësohet.

Raiden, nga Kolumbia, shtoi: “Vajza ime është e re, kështu që ende nuk mund të shprehet shumë – por shqetësohet sa herë që unë bëj një operacion”,  tha ai më parë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME