Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJa gratë që i “thyen” zemrën gjeniut të muzikës, Ludvig Van Bethoven

Ja gratë që i “thyen” zemrën gjeniut të muzikës, Ludvig Van Bethoven

Nga Albert Vataj

Përgjatë historisë njerëzore, dashuria dhe pasioni kanë qenë forcat gjeneruese të atij realiteti krijues, të asaj yshtje transformuese të ndjenjave në ngjizjen e yjësive të qiellit, posht të cilin ne jemi të kunguarit e shenjtërisë të mrekullive të shpirtit.

Arti, dhe jo vetëm, morën nga zemrat  dhe kraharoret e prushura të epsheve, diellin që ndezi gjithëçfar e pasuroi botën me më të hyjshmin vullnet të adhurimit. Askush nuk i shpëtoi kësaj ndeshje titane, as vetë ai që i la gjeneratave altarin më të lartë të besimit te magjia e artit si një shpërblim i Zotit për paqen e shpirtit të njeriut, Ludvig Van Bethoven.

Giulietta Guicciardi, Therese Malfatti dhe Josephine Brunsvik, janë gratë që frymëzuan kreveprat e mëdha botërore të muzikës dhe mbeten zemërthyerjet më lënduese për kompozitorin e madh, Ludvig Van Bethoven. Diferencat sociale dhe divergjencat klasore, i lanë këto zjarre të digjeshin në ndalim, po pa mundur t’i ndalonin ato të ishin tharmi i veprave monumentale muzokore, nga të cilat, Sonata e Hënës dhe Fur Elise. Ishte ajo ndjenjë e zjarrtë dashurie, ishte ai ndalim, ajo dhimbje dhe trishtim që drobitën zemrën e mjeshtrit të madh të muzikës klasike, që e lartësuan atë në më të epërmin qiell të përjetësisë.

Therese Malfatti është gruaja misterioze së cilës Ludvig Van Bethoven i thuri një prej pjesëve më të bukura për piano të titulluar, Fur Elise (Për Elisen). Asokohe kompozitori i famshëm sapo kishte marrë rrefuzimin shkatërrues nga dy lidhje dashurore, respektivisht me Julie (“Giulietta”) Guicciardi, dhe Josephine Brunsvik. Këto lidhje të kohështrira në periudhën ndërvitase, 1801-1804, 1804-1807 nuk do të mund të kurorëzoheshin me martesë për Bethovenin, për shkak të mospërputhjes së përkatësive klasore. Këto dashuria të shuara, me të cilin na mbajnë lidhur letërkëmbimi plot pasion dhe zjarr, shënoi në jetën dhe krijimtarinë e Bethoven një shtysë të fuqishme muzikore, në krijimin e Sonatës Nr. 14, e cila u njoh si Sonata e Hënës.

Për ironi të fatit, pikërisht më 27 prill 1810, kur Ludvig Van Bethoven përfundoi vepërn e tij, Fur Elise, të njëjten ditë më 27 prill, 41 vite më vonë, saktësisht më 1851, do të shuhej Therese Malfatti, ajo grua, e cila i bëri vend në zemrën e saj, zjarrit të drobitur të asaj dashurie të lënduar, por pa mundur ta ç’burgoste nga tragjikja e dashurisë së ndaluar, në kurthin e së cilës kishte rënë sërish kompozitori i famshëm.

Ludvig Van Beethoven e kompozoi pjesën e tij të famshme për piano, Fur Elise (Për Elisen) ndoshta në një gjëndje ngazëllimi dhe prehje, nostalgjie, shprese dhe dëshprimi. Titulli vjen nga një dorëshkrim që Bethoven i kishte kushtuar Elises, Therese Malfatti, për të cilën kishte krijuar edhe “Bagatelle”, të cilat janë copëza të shkurtë muzikore për piano me karakteristika dalluese, e lehtë dhe e butë. Për të Bethoven krijoi edhe “Woo 59”, që në vetvete janë vepra pa numër, opus.

Ky është fati fatkeq i një zemërthyerje që vuri në sprovë trishtimi, kompozitorin e madh, por që shënon yshtjen për krijimin e atyre kryeveprave muzikore, të cilat i bënë të pavdekshem gratë që i dhanë zemrën Luvdig Van Bethovenit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME