Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShtyllasi, banorëve që nuk ju nda persekutimi

Shtyllasi, banorëve që nuk ju nda persekutimi

Fier – Banorët e Shtyllasit largohen nga fshati për mungesën e ujit dhe investimeve. Të persekutuar në regjimin komunist, të persekutuar edhe në pluralizëm

Fshati Shtyllas i njësisë administrative Levan është shumë i njohur pasi para viteve ’90 aty sistemoheshin familje të përndjekura e të persekutuara për shkak të bindjeve politike.

Në ato vite në këtë fshat kishte afro 400 fanilje, por që kushte kishin si energji eelktrike, ujë i pijshëm nuk u mungonte për të mos u lënë shkak për antipropogandë.

Sot kur kanë kaluar mbi 3o vjet ata ndihen përsëri të persekutuar pasi fshati ka afro 10 vjet pa ujë të pijshëm dhe nuk njef asnjë llojë investimi.

Banorët pohojnë se zgjidhjen e kanë gjetur në puse që kanë hapur vet, por uji është për nevoja shtëpiake e higjenike e jo për tu pirë , puse që kanë kushtuar nga 500 milë lekë të vjetra deri në 1.5 milionë lekë të vjetra

Banorët pohojnë se nuk ka investime, kosha plehrash të ndryshkur e rrugë të pashtruata, të pa ndriçuara.

Dikur pallatet kanë pasur jo një familje pçr çdo hyrje por edhe dy familje ndërsa sot në një pallat me 12 ku jetonin 24 familje tani  jetojnë vetëm dy.

Tabelat shitet dhe amortizimi i ndërtesave apo ferrat e shkurtet i  kanë kapluar ato.

Në kushte të tilla familjet e kanë abandonuar fshatin Shtyllas duke ikur në zona të banuara si Tiranë,Vlorë apo në shumë shtete të Europës dhe në Amerikë. Shtyllasi po shpopullohet çdo ditë e më tepër

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME