Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETBrokoli, nga dobësimi tek detoksifikimi, ja të mirat e tij

Brokoli, nga dobësimi tek detoksifikimi, ja të mirat e tij

Brokoli, si për sallata ashtu dhe për supa, është një ushqyes me vlera të mrekullueshme. Nëse po përpiqeni të humbni peshë, atëherë mbusheni frigoriferin tuaj me brokoli.

Ai ju siguron 100% të konsumit të përditshëm të vitaminës C dhe K, dhe gjithashtu është i pasur me folate, vitaminë A, B6 dhe kalium.

Nuk duhet të harrojmë të përmendim se brokoli ka fibra, të cilat e bëjnë një ushqim shumë të mirë për të humbur peshë. Një filxhan me ujë brokoli të zier, ka 5 gram fibra. Fibra të bën të ndihesh i ngopur dhe parandalon ngjitjen e sheqerit në gjak.

Vitamina C, kalciumi dhe kromi ndihmojnë në humbjen e peshës dhe këto elementë i ka brokoli.

Kalciumi ul prodhimin e qelizave të reja të yndyrës. Një filxhan brokoli i zier ka 6% të kërkesës ditore për kalcium. Sipas një studimi, njerëzit që marrin shtesa të kalciumit ose kalcium dietik humbasin më shpejt peshë sesa ata që nuk konsumojnë shumë kalcium. Kromi rregullon metabolizmin e insulinës dhe karbohidrateve, duke ju bërë të humbni peshë. Një filxhan brokoli i zier ka 2/3 e kromit të rekomanduar në ditë.

Brokoli gjithashtu është i shkëlqyer për detoskifikim. Duke qenë se është i pasur me fibra, ndihmon të heqësh qafe toksinat përmes aparatit tretës. Gjithashtu brokoli është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në detoksifikimin e përgjithshëm të trupit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME