Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedSamiti/ Osmani: Morëm deklarata mbështetëse për vizat, por duhen hapa konkretë

Samiti/ Osmani: Morëm deklarata mbështetëse për vizat, por duhen hapa konkretë

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se ka pasë deklarata mbështetëse për liberalizimin e Kosovës, megjithatë duhen hapa konkretë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën europiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”.

0 komision për vitin e l¹é 0 komision për pagesat POS, në gjithë botën

Osmani tha se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim.

“Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese në të kaluarën kanë shfaqur mbështetje sot dhe kërkuan progres në këtë drejtim”, tha Osmani pas samitit.

Megjithatë, Osmani tha se s’do ta përmendë asnjë shtet anëtar, sepse pret mbështetje nga të gjithë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME