Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNegociatat/ Borell: Jam i zhgënjyer

Negociatat/ Borell: Jam i zhgënjyer

Asgjë pozitive nuk u pa në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, në lidhje me procesin e negociatave, ku rrëzimi i qeverisë bullgare ditën e mërkurë rrëzoi edhe shpresën për zgjerimin e BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shpreh zhgënjimin që vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut nuk do të bjerë sot.

“Sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, i cili sigurisht është një zhgënjim për shumë njerëz.

Ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti bullgar në orët e ardhshme por gjërat nuk po shkojnë mirë. Kjo tregon edhe një herë se unanimiteti është një problem i madh në vendimmarrje”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME