Në këto ditë të nxehta vere, ju duhet të qëndroni të hidratuar. Por nuk është vetëm uji ai që të mban të hidratuar, janë edhe disa ushqime shumë të mira.
Më poshtë gjeni 8 ushqimet që duhet të hani kur është vapë dhe kështu freskoheni dhe qëndroni të hidratuar. Hidhni një sy!
Pjepri
I përbërë nga 90% ujë, pjepri është ushqim ideal i fuqizimit me energji të trupit pas një vape të madhe. Është gjëja më e mirë që mund të hash.
Boronica
I përbërë nga 92% ujë, boronicat janë ta pasura me një pigment që do të shmangin inflamacionet e lëkurës.
Supa
Supa është një ushqim shumë i shëndetshëm, sepse përmban natrium dhe lëndë ushqyese.
Fara gruri dhe tërshërë
Janë dy ushqime të pasura në fibra, të cilat do të thithin karbohidratet në trupin tuaj.
Speci
Speci është një nga perimet më hidratuese dhe është i mbushur me vitamina C
Sallatë jeshile
Është një ushqim pasur me ujë, veç kësaj ka dhe vlera ushqyese.
Kastraveci
Kastraveci ka ujë aq sa marulja, por lëvozhga e tij përmban silic, që ndikon pozitivisht në elasticitetin e nyejve, lëkurës dhe thonjve.
Selino
Selinoja është 95% ujë, e ulët në kalori dhe e lartë në fibra.