Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRikonstruktohet rruga që lidh autostradën me Parkun Arkeologjik të Bylisit

Rikonstruktohet rruga që lidh autostradën me Parkun Arkeologjik të Bylisit

Rikonstruktohet rruga që lidh autostradën me Parkun Arkeologjik të Bylisit. Balla: Bylisi, një prej gurëve të çmuar të arkeologjisë shqiptare. Banorët ti kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë Qerim Ismailaj dhe deputetin Ismet Beqiraj kanë inspektuar sot punimet që po kryhen në rrugën që lidh autostradën me Hekalin dhe Parkun Arkeologjik të Bylisit.

Balla në fjalën e tij është shprehur se ky segment i rëndësishëm i shërben jo vetëm Hekalit, por gjithë zonës së Mallakastrës.

“Bylisi është një prej atyre do ta quaja unë gurëve të çmuar të arkeologjisë shqiptare që në fakt gjithë këto vite nuk ja kemi marë aq sa duhet përfitimin ekonomik. Pjesa e qendrës do e kemi me ndriçim dhe trotuar. Përveç atyre që duan të shohin qytetin kushdo që leviz në aksin Fier-Tepelenë, mund të kthejë këtu për të shijuar ballkonin natyror të luginës. Për mua personalisht dhe për Ismetin është realizimi i një ëndërre që po bëhet realitet pak nga pak, natyrshëm që pas përfundimit të punimeve të lidhjes me rrugë të qyteti antik të Apollonisë, realizimi në një kohë kaq të shkurtër edhe I punimeve me cilësi të lidhjes me rrugë të qytetit antik të Bylisit është një problematikë që ka ekzistuar prej 10-tra vitesh dhe fakti që brenda një viti po i zgjidhim të dyja jemi në rrugën e duhur edhe Apollonian përfundoi dhe Bylisi do të përfundoi.

Gjithashtu Balla u shpreh se investimet në infrastrukturë, investimet në ujësjelles dhe në energjinë elektrike janë projekte kryesore në këtë zonë që as mund tē imagjinoheshin para disa viteve, por tashmë kanë vëmendjen tonë maksimale.

Ajo që dua t’i them të gjithëve Mallakastriotëve që vite pas vitesh janë larguar nga Mallakstra, Mallakastra është shumë e madhe duhet të rimendojnë tashmë të riokthehen, shtëpitë e tyre të vjetra të vendosin dorë dhe një pjesë ti kthejnë në pika agroturizmi sepse ne po bëjmë rrugën, investimet ujin e pishëm, besoj që të dyja projektet dhe ato po ecin shumë mirë dhe që janë investime që as nuk mund të imagjinoheshin pak vite më parë aty. Kështu që në këtë aspekt ajo që duhet të nxisim është që të kemi disa pika dhe gjithë qyteti antik i Bylisit duhet të rrethohet nga hotele të vogla, shtëpi të vogla, agroturizmi ku turisti jo vetëm të vijë dhe të shohi, por të paktën duhet një ditë për të parë të gjithë Bylisin, por duhet të hash drekën, por duhet të hash edhe darkën kështu që nuk mjafton një pikë që kemi ne aty që është një familje e shkëlqyer që kanë bërë atë aty, të gjitha shtëpitë duhet të jenë në funksion të Bylisit. Ne kemi aty sipër një ndër pasuritë më të mëdha arkeologjike jo vetëm të Shqipërisë, por të Ballkanit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME