Patos – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Fier. 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka plagosur me thikë nënën e tij. Çobaj, pas një sherri verbal, ka masakruar nënën e tij Donika Çobaj. Gruaja 50-vjeçare ka marrë goditje të shumta me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë, bark dhe këmbët. 50-vjeçarja ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë.
Deti tani nuk bëhen të ditur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka arritur të vër në pranga autorin një orë pas ndarjes
“Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.”, njofton policia.