Fier – Kriza ekonomike ka boshatisur plazhet thuajse në të gjithë vijën bregdetare shqiptare.
ALB365 ka kryer një vëzhgim në disa prej plazheve në Fier ku edhe pse është fundjavë, numri i pushuesve është tepër i vogël.
Sipërmarrësit e këtyre zonave shprehen se po kalojnë gjendje shumë të vështirë për shkak të mungesës së pushuesve.
Ndësa pushuesit theksojnë se shkak kryesor është pamundësia për të kryer pushime për shkak se nuk mund t’i përballojnë kostot.