POLITIKË
Nga Beketi te Bexheti

Nga Lutfi Dervishi
200 milionë po i merr Beketi
500 të tjera po kërkon Bexheti
Por mos kini dert nuk paguan mileti
Ai që paguan do të jetë buxheti
Kaq dëme të mëdha nuk solli tërmeti,
Sa faturat e majme nga arbitrariteti,
Por mos kini dert nuk paguan mileti
Defterin në fund do ta firmosë shteti
Kontratat me bujë i bekon pushteti
S’paska si biznesi kur paditet shteti
Por mos kini dert, nuk paguan mileti
Nga thesi i shtetit ikën bereqeti
E qesh e gajaset, shend e ver mileti
dhe avokatëve iu del “bereqeti”
Kuponi tyre, kripur si ujë deti
S’ paguan mileti, paguan hyqymeti
Sot e qëmoti kështu ka qenë adeti
Premtohet xheneti dhe të vjen qameti
Shkurt ore miq është qelb muhabeti
Kur timonin n’dorë e ka vetëm Mbreti










