Zjarr i përmasave të mëdha në ullishtet pranë Radostinës, flakët favorizohen nga era

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në afërsi të fshatit Radostinë në bëndin e qujatur Fiqtë në Fier duke alarmuar banorët dhe duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse. Sipërfaqa është e mbjelëë me ullinjë e shkurre.
Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Një tjetër problem për ekipet në terren është terreni i thyer, i cili vështirëson lëvizjen e mjeteve dhe afrimin pranë vatrave të zjarrit.
Zjarrfikësit vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet përreth.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar sipërfaqja e saktë e përfshirë nga zjarri dhe shkaku i rënies së tij.








