POLITIKË

Berisha: Do ta largojmë Ramën, kërkoj mbështetjen e SHBA-së

Gjatë fjalës së tij, në një takim me shqiptarët në New Jersey, Berisha u ndal te situata politike në Shqipëri dhe sulmoi ashpër qeverinë e Edi Ramës. Ai akuzoi Partinëm Socialiste për lidhje me krimin dhe pretendoi se mazhoranca po pengon drejtësinë. Berisha përmendi edhe çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar mazhorancën se nuk lejoi heqjen e imunitetit të saj. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për shpopullimin e vendit.

“Ju jap fjalën se do të arrijmë ditën e shpëtimit të Shqipërisë. Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria”, deklaroi Berisha para mbështetësve.

Kreu i PD-së kërkoi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar qëndrimeve të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për luftën kundër karteleve të drogës.

“Çlirimi i Shqipërisë nga narkoshteti është një mision. Kërkoj ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së për këtë betejë”, tha Berisha.

Gjatë takimit, ai falënderoi komunitetin shqiptaro-amerikan dhe vlerësoi rolin e diasporës në zhvillimet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button